Rrëfimi emocionues i Ermir Lenjanit për dronin në Beograd: Serbët na sulmonin, por ne synimin e kishim mbrojtjen e flamurit

Spread the love

Pasi tregoi për situatën që kishte ndodhur në Sion, me largim nga klubi shkaku i krizës së shkaktuar nga coroanvirusi dhe rikthimin e menjëhershëm së bashku me Pajtim Kasamin, Ermir Lenjani është rikthyer në kohë të flasë edhe për ndeshjen Serbi – Shqipëri e zhvilluar më 14 tetor të vitit 2014.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Sport, 30-vjeçari ka treguar për prapaskenat që kishin ndodhur në stadium dhe lëshimi i dronit në kualifikimet për Kampionatin Evropian të mbajtur në Francë.

Anëtari i Kuqezinjve ka thënë se ata ishin provokuar që nga fillimi i ndeshjes, deri në momentin kur ishte lëshuar droni dhe ndërprerja e takimit.

“Nuk e filluam edhe aq mirë ndeshjen edhe pse kishim disa provokime dhe vërshëllima, por kur filluam të marrim vetën, lojtarët serb nuk kishin të lëviznin dhe tifozët e tyre filluan të na provokojnë”, ka thënë ai në Instagramin e Radio 24.

“Në momentin që u lëshua droni, nuk e kemi ditur në fillim se çfarë është, por më pas e kemi parë flamurin tonë dhe kemi shkuar menjëherë ta mbrojmë”.

“Lojtarët serbë filluan të na sulmonin dhe, por ne e mbrojtëm flamurin nga ata që bënin veprime të egra dhe nuk dëshironin të lëshonim pe”.

“Në tunel jemi goditur nga policia serbe, por ne kemi ruajtur gjakftohtësinë tonë dhe kemi shkuar në zhveshtore. Aty ka ardhur kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, duke na kërkuar falje dhe duke na thënë që të riktheheshim në fushë, por ne nuk kishim më besim në ta dhe vendosëm të ndërpresim ndeshje”, ka shtuar më tej Lenjani.

Kujtojmë se Shqipëria kishte marrë tri pikë në tavolinë nga UEFA, shkaku i skandalit të shkaktuar nga Serbia, e më pas e kishin realizuar ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *