WhatsApp tani me thirrjet grupore deri në 8 persona

Spread the love

Shumë shpejt mund të keni mundësinë të keni thirrje grupore në WhatsApp me deri në tetë persona, thuhet sipas një raporti të së martës.

Shërbimi më i madh i komunikimit në botë me rreth 2 miliardë përdorues që është në pronësi të Facebook thuhet se po e lejon funksionin e shtuar te pajisjet me instalimin më të fundit të iOS dhe Android beta.

Pjesëmarrësit me versionin e fundit të WhatsApp do të mund të bëjnë pjesë në thirrje në grupe me zë ose video deri në 8 persona njëkohësisht, thuhet sipas WABetaInfo.

Për të lëshuar funksionin, hapni një thirrje për grup dhe klikoni mbi butonin e thirrjes. Anëtarët e grupit për të cilët nuk janë ruajtur kontakte në telefonin tuaj, thuhet se nuk do të shtohen në thirrje, meqë kjo vlen vetëm për kontaktet e regjistruara.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *