Samsung Galaxy Z Flip me një mundësi fleksibile nga YouTube

Spread the love

Mund të konsiderohet si smartfoni i palosshëm më i mirë në treg, derisa mundësia fleksibile nga YouTube, e bën edhe më të dëshirueshëm.

Në mënyrë që ta përshtatë sa më shumë shfaqjen e videove, Samsung ka bashkëpunuar me YouTube, që pamjet e ekranin e Galaxy Z Flip të shfaqen sa më mirë, transmeton Telegrafi.

Smartfoni mund të mbyllet pjesërisht, pjesa e poshtme të vendoset në një sipërfaqe të rrafshët dhe derisa në pjesën e sipërme shfaqen pamjet, pjesa e poshtme mund të shfrytëzohet për kërkime tjera apo shkrimin e komenteve. Sistemi i ri, bën që proporcionet e videos të përshtaten sa më mirë, derisa shfaqen në formën sa më adekuate.

Videot me ekran të gjerë do të duken si demonstrimi në pjesën e sipërme, ndërsa videot katrore dhe videot vertikale do të mbushin gjysmën e parë të ekranit. Ky sistem është quajtur Flex, si dhe është në dispozicion falas, për të gjitha ata që e kanë këtë smartfon.

Derisa çmimi prej 1,271 eurove e bëjnë këtë smartfon të papërballueshëm për shumë blerës, si një telefon i ri me mundësi të mbyllet në mes, ka edhe shumë që të punohet ën të. Shtimi i mundësive të reja si kjo, do të bëjnë që smartfonët të kenë një të ardhme shumë më të mirë.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *