17 të shëruar, 9 raste pozitive
![](https://radio24-ks.com/radio24/wp-content/uploads/2020/04/94978925_3697116660329463_541071128022482944_n-1.jpg)
17 të shëruar nga koroanvirusi e nëntë raste pozitive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se 17 qytetarë janë shëruar nga Covid-19 dhe nëntë persona kanë rezultuar pozitivë.
Numri i të infektuarve në Kosovë tani arrin në 799 persona, transmeton KOHA.
“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Kurse numri i të shëruarve në nivel vendi arrin në 249 persona