Situata e krijuar me Panuccin në kombëtare, Ermir Lenjani: Ishim si nën regjim, nuk kishte probleme vetëm me mua – por me të gjithë

Spread the love

Pas situatës te Sioni me shpërthimin e coronavirusit dhe largimin e tij nga klubi, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, më pas Ermir Lenajni ka rrëfyer për raportet e tij me Christian Panuccin.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Sport, ylli shqiptar ka thënë se ai kishte bërë çmos që të ndihmonte kombëtaren, mirëpo ishte injoruar nga trajneri italian.

“Marrëdhëniet e mija me Chrisitani Panuccin nuk i kemi pasur më mira. Nuk e kam ditur në fillim se çfarë po ndodh”, ka thënë Lenjani në Instagramin.

“Dy vite kam kaluar nën urdhrat e Panuccit, kam heshtur, i kamë ndihmuar bashkëlojtarët në mënyra të ndryshme, derisa për dy vite i ka luajtur dy lojëra. Në darkë kur ishim të gjithë, nuk na linte as të bisedonim, disi ishim si nën regjim”

“Kur u lënduar disa lojtarë, ai më bëri ftesën, mirëpo unë e refuzova dhe i thash se kështu nuk mund të sillesh me lojtarët që kanë kontribuar shumë për Shqipërinë”.

“Kjo ishte arsyeja se përse refuzova të luaja kur ishte Panucci dhe i bëra me dije se sa të ishte ai aty, unë nuk do të luaja për kombëtaren”.

“Nën drejtimin e tij nuk ka pasur sukses kombëtarja. Nuk ka pasur problem vetëm me mua, por ka pasur probleme edhe me lojtarët e tjerë dhe nuk kishim dëshirë të luanim për të”, ka shtuar më tej ai.

Lenjani u stabilizuar mjaftë mirë me Edi Rejan dhe u rikthye në kombëtare, derisa është i lumtur për kontributin e tij të dhënë për gjatë viteve të kaluara.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *