Articles

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Dardanë shtabi zgjedhor Reagim

aaklogoKamenicë - (RADIO24) - Ditëve të fundit në mënyrë të orkestruar janë shqyer dhe dëmtuar posterët e kandidatit të AAK-së,z.LulzimLeci, në shumicën e lokaliteteve të Komunës. Ky aksion barbar i orkestruar po dëmton imazhin e zgjedhjeve të mira në komunën tonë.
 
Është për tu habitur se në shumicën e lokaliteteve shqyhen dhe dëmtohen vetëm posterët e kandidatit të AAK-së,z.Lulzim Leci e jo edhe posterët e kandidatëve tjerë. Kjo na krijon bindjen që këtu ka marrëveshje, që të dëmtohet fushata e AAK dhe kandidatit të saj për kryetar.
 
Ju bëjmë thirrje partive politik që veprojnë në Dardanë dhe kandidatëve të tyre ta disiplinojnë elektoratin e tyre dhe militantët,që të mos e prishin imazhin e zgjedhjeve.
Po ashtu u bëjmë thirrje që gjithë atyre që janë të involvuar në këtë fushatë kundër AAK-së dhe z.Lulzim Leci,të ndalin veprimet e tilla,sepse kjo bie ndesh me ligjin./radio24/

DËGJONE RADIO 24 LIVE