Articles

Sinani : Kemi ulur shpenzimet për dreka e darka zyrtare

 
SINANI ME DREJTORT E KAMENICESKamenicë - (RADIO 24) - Në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Begzad Sinani me drejtorët komunal u diskutua rreth punës një vjetore të Komunës.
"Unë kam marrë raportin për këtë vit ku kam parë zvogëlime të mëdha sa i përket drekave zyrtare dhe ato janë ulur në 57% duke i përfshirë takimet e festave zyrtare që janë si : Dita e Çlirimit të komunës, përvjetori i pavarësisë së Kosovës etj. Ne do të mundohemi që bashkërisht në vitin e ardhshëm të bëjmë edhe me pak shpenzime për dreka zyrtare", ka thënë ai.  
 
Sinani po ashtu tregoi edhe për suficitin që komuna e Kamenicës ka humbur nga buxheti i saj për vitin 2014 që 13200 euro nuk i ka shpenzuar dhe qeveria i ka tërhequr ato. 
 
Ndërsa sa i përket vitit 2015 nuk ka as edhe 1 euro që duhet t'i kthehen buxhetit qeveritar. Në këtë takim kryetari i njoftoj drejtoret që nesër do të mbahet takimi për debat publik me qytetarë./Radio 24/
 

DËGJONE RADIO 24 LIVE