Rogana do të bëhet komunë premtojnë Isa Mustafa e Shaip Surdulli
Kamenicë -(RADIO24)- Lideri i LDK-së Isa Mustafa së bashku me Shaip Surdullin në tubimet e tyre në Koretin dhe Roganë kanë premtuar se Rogana do të bëhet komunë. Do të mbështesim vullnetin tuaj për themelimin e Komunës së Roganës tha Isa Mustafa.
U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Përfaqësues të GIZ, vizitojnë komunën e Kamenicës
|
Artana diskuton planin zhvillimor komunal
Surdulli mbron vendimet komunale para AKP - së
|



Në mbledhjen e sotme të KPF-së, u miratuan të gjitha pikat. Në rend dite ishin këto pika: Shqyrtimi i Raportit të Punës të Zyrës së Prokurimit për vitin 2012, Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 5.170,00 € për një vizitë të nxënësve të Gjimnazit “Ismail Qemali” në Turqi, Shqyrtimi i Raportit dhe Kërkesës së Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale dhe Formimi i Komisionit për ndarjen e banesave sociale.
Kamenicë - (RADIO 24) - Drejtor të drejtorive komunale, kanë mirëpritur përfaqësues të GIZ-it. Eduard Cani dhe Merita Mansaku-Meksi, përfaqësues të Giz, kanë prezantuar projektin për ndryshimet klimatike dhe mundësitë e përmirësimit të klimës më të mirë në komunën e Kamenicës. Ky është një projekt, ku GIZ, në mesin e 12 komunave të përfshihet edhe komuna e Kamenicës, ndërsa, vlera e projektit të përgjithshëm është 3.5 milion euro.
Artanë- (RADIO24) - Drejtorët e Drejtorive dhe Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri janë takuar për të diskutuar mbi hartimin e planit të punës së Drejtorive për periudhën 1 deri 3 vjeçar në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal.
Kamenicë - (RADIO24) - Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka njoftuar përfaqësuesit e AKP- së se Kuvendi ka marrë vendim vitin e kaluar për lejimin e ndërrimit të destinacionit nga toka bujqësore- serën ( bahçen), e qelqit në tokë ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës për banim, objekte afariste dhe objekte me interes të përgjithshëm.